Pak ditë pasi u zyrtarizua si trajner i PSG-së, Mauricio Pochettino, fitoi titullin e parë.
Tekniku argjentinas dhe skuadra e tij triumfuan në superkupën franceze, duke mposhtur Marseillen, 2-1.
Ndërkaq tani, një nga sajtet më të mëdha të futbollit në botë, “L’Equipe”, raporton se me kontratën e nënshkruar, Pochettino është bërë trajneri më i paguar në histori të klubit nga kryeqyteti.
Thuhet se ai merr afro 550 mijë euro në muaj, përafërisht 6.6 milionë euro në vit.
Nëse krahasohet me pararendësit e tij, ish-tekniku i Tottenhemit fiton më tepër se Carlo Ancelotti, që në “Parkun e Princave” fitonte rreth 500 mijë euro në muaj.
Ngjashëm paguheshin edhe Blanc, me 400.000 € dhe Tuchel me 500.000 sosh.