Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, sqaroi situatën e dy sulmuesve, Brajan Braun dhe Lukas Kardozo. Fillimisht u ndal te Braun.
“Para 2-3 javësh, kam thënë se Partizani është institucion.
Ne trajnerët dhe lojtarët jemi kalimtarë, Partizani është ndër klubet më të titulluara në Shqipëri. Nuk dua të përmend Braunin, e ka mbyllur si lojtar i Partizanit. Ka ato prezantime që ka qenë pjesë e Partizanit edhe kur nuk kam qenë unë këtu”, u shpreh Daja.
Ndërsa për Lukas tha: “Ka bërë ndeshje të limituara sezonet e kaluara. Ka qenë pjesë e rëndësishme deri tani. Dëshiron të largohet sepse i ka ardhur një ofertë. Çdo lojtar do të respektojë Partizanin deri në momentin që klubi do të marrë vendimin”.