Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka folur për ecurinë pozitive të ekipit shkodran. Ai mendon se skuadra kuqeblu po tregon se e meriton vendin e parë dhe e mbështet shumë atë.
“Bravo Vllaznia! Futboll sulmues dhe cilësor që të dhuron kënaqësi! Grup me djem që luajnë plot dëshirë dhe sakrificë! Trajner me mentalitet fitues i shkrirë me ambientin dhe drejtuesit!
“Forca Vllaznia! Vllaznia kampion!
Në mungesë të Flamurtarit, më keni bërë tifozin tuaj!”, – shkruan Gjika në “Facebook”-un e tij personal. Ish-kryebashkiaku mbahet mend për investimin e tij marramendës te ekipi i Flamurtarit.