Duket se Milani do të duhet të luftojë më shumë për t’i marrë shërbimet e Diogo Dalotit.
Rossonerët e kanë huazim mbrojtësi nga Manchester Unitedi deri në fund të sezonit, derisa tentojnë që ta blejnë përfundimisht kartonin e tij.
Mirëpo, Diario AS raportons e Barcelona është e interesuar që të transferojë Dalotin nga Djajtë e Kuq.
Sipas mediumit spanjoll, skuadra katalunase është e gatshme që të paguajë rreth 11 milionë euro për kartonin e tij.
Milani do të insistojë që të mbyllë marrëveshjen me Manchester Unitedit para se të përfundojë ky edicioni.
Por, dëshira e lojtarit se ku do të luajë në sezonin e ri, do të përcaktojë edhe skuadrën e ti të re.