Fiorentina janë pranë transferimit të mbrojtësit të Real Madridit Alvaro Odriozola, raporton gazetari i njohur italian Gianluca DiMarzio.
Ish lojtari i Real Sociedadit e ka pasur të vështirë të gjejë minuta të lojës nën urdhrat e Zinedine Zidane.
Prandaj dëshiron ta provojë fatin e tij tek një skuadër ku mund të jetë titullar.
Odriozola është zgjedhja e parë e Fiorntinas, por nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet, opsion tjetër është edhe Kingsley Ehizibue i skuadrës gjermane Koln.