Skuadra shqiptare, Shkupi, eliminohet nga garat e Champions League në futsall.
Ata si mysafirë pësojnë humbje me rezultat 5:1 nga ekipi ukrainas Kherson dhe nuk arrijnë të realizojnë synimin, që të kualifikohen në të tetën e finales.
“Disfatat janë pjesë e lojës. Ne humbëm sot, por djemtë dhanë maksimumin në parket.
Mundësitë janë aq me gjithë ato mjete që i kishim në disponim. Mirëpo një gjë na bënë krenar, loja e treguar nga ana e djemve tanë....ashtu që edhe përkundër disfatës kokën lartë djema, ju jeni kampionët e vërtetë.
Shihemi në garat e ardhshme së shpejti...”, shkruan në faqen e FC Shkupit.