Ka përfunduar edhe java e 14-të në Superioren shqiptare në futboll, me Vllazninë e cila po marshon drejt titullit të kampionit pas shumë viteve.
Së fundmi, Vllaznia ka shënuar fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Kukësit në udhëtim.
Kësisoj, skuadra nga Shkodra ndodhet në vendin e parë edhe distancohet nga vendi i dytë (Kukësi) në nëntë pikë.
Tirana gjithashtu ka shënuar fitore 2:1 ndaj Kastriotit në shtëpi, e ku në portë për “kaltërebardhët” ishte portieri kosovar, Visar Bekaj që tashmë është i pazëvendësueshëm në portën e kampionëve në fuqi.
Partizani ka mposhtur Skënderbeun 1:2 në Korçë.