Dortmundi zhgënjen si vendas, duke barazuar me rezultat 1:1 me Mainzin, në takimin e javës së 16-të të Bundesliga I.
Në minutën e 57-të, Levin Oztunali nga rreth 24-25 metra shënon eurogol të bukur në këndin e majtë të epërm të portës së Dortmundit, 0:1.
Verdhezinjtë shpejt e marrin vetin dhe e barazojnë rezultatin në minutën e 73-të përmes futbollistit Munier.
Tre minuta më vonë (76'), Reus dështon nga penalltia (gjuan jashtë porte), duke lëshuar rastin ideal për të shënuar për Dortmundin.
Dortmundi mban vendin e katërt me 29 pikë, ndërsa Mainz është i 17-ti me 7 sosh.