Ish-futbollisti i njohur gjilanas, Ymer Berisha ka vdekur në moshën 64-vjeçare.
Berisha është ndarë nga jeta ditën e shtunë (sot) në orët e mëngjesit.
I ndjeri ishte njëri ndër lojtarët e gjeneratës së shqiptarëve në kohën e regjimit që luante për klubet e qytetit.
Me rastin e vdekjes së tij, Komuna e Gjilanit ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.