Indrit Tuci pësoi një lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit duke mbyllur sezonin me Lokomotivën e Zagrebit.
Shkalla e dëmtimit është e rëndë, aqsa djaloshi kuqezi nuk do mundë të shmangë dot një operacion.
Në lidhje me lëndimin e Tucit, ka reaguar edhe Myrto Uzuni.

Beratasi e ka pasur bashkëlojtar Tucin te Lokomotiva, ndërsa në rrjetet sociale mbështet sulmuesin. “Kokën lart. Kthehu më i fortë vëlla i vogël”, shkruan Uzuni në rrjetet sociale.