Sipas “Calciomercato”, AC Milan ka arritur marrëveshje me Mario Manxhukiqin për tranferimin e tij në “San Siro”.
Marrëveshja do të bëhet zyrtare në ditët në vijim dhe ish-sulmuesi i Juventusit, do të firmos kontratë për 18 muaj me mundësi zgjatje. Sipas artikullit, mundësia e zgjatjes është nga gjashtë deri në 12 muaj.
Manxhukiq përfundoi kontratën e tij me Juventusin në dhjetor 2019, duek shuënar 44 gola në 162 ndeshje, në të gjitha garat me “bianconerët”.
Kroati vazhdoi karrierën te skuadra e Al-Duhail në ligën e Katarit dhe sezonin e kaluar regjistroi pesë paraqitje, ndërsa këtë sezon ende nuk ka regjistruar ndonjë paraqitje.