Kohët e fundit në mediat angleze u përfol për një marrëdhënie të krisur mes trajnerit të Liverpoolit Jurgen Klopp dhe sulmuesit Mohamed Salah.
Mirëpo është vetë sulmuesi egjiptian që në një intervistë për “BeIN Sports”, ka sqaruar situatën, duke u shprehur se nuk ka asgjë me trajnerin, por ka një dëshirë të madhe për luajtur nga fillimi deri në fund të takimit.
”Unë thjesht dua të luaj çdo minutë të çdo ndeshjeje”, tha Salah me vendosmëri .
“Unë do të doja të luaja 95 minuta dhe jo 90. Por në çdo rast unë respektoj vendimet e trajnerit”, përfundoi futbollisti i Liverpoolit.