Diar Mustafa është njëri ndër futbollistët e dalluar ndër vite në futbollin e Kosovës.
Mustafa ka qenë ndër vite pjesë e skuadrave më të mira, kurse në stinorin vjeshtor ishte pjesë e Lirisë në Ligën e Parë.
Mirëpo, në fillim të këtij viti ai ndau rrugët me “Arpagjikët” dhe tashmë është bërë me skuadër të re.
Mesfushori mitrovicas është rikthyer tashmë në vndlindje, derisa ka arritur marrëveshje me skuadrën e Trepçës, ka bërë të ditur “Blic”.
Mustafa tashmë ka marrëveshje me skuadrën e Trepçës dhe pritet të jetë futbollist i saj.
Kjo do të jetë hera e parë që Mustafa pritet ta bartë fanellën e Trepçës, pasi që ai është një produkt i Trepçës ’89.