Napoli do të ndeshet me Fiorentinën në kuadër rë xhiros së 18-të të Serie A.
Napoli dhe Fiorentina është dueli i radhës në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A, edhe pse u dyshua se kjo ndeshje mund të shtyhet shkaku i rezultimit pozitiv ndaj COVID-19, i futbollistit të Napolit, Fabian Ruiz, tani klubi napoletan përmes një komunikate ka treguar se ndeshja do të vazhdojë, pasi që të gjitha testet kanë rezultuar negative.
Napoli qëndron në vendin e gjashtë me 31 pikë total, ndërsa Fiorentina në vendin e 13-të me 18 pikë gjithsej.
Për Napolin nuk do të jenë të gatshëm Fabian Ruiz dhe Osimhen të cilët janë pozitiv me COVID-19, ndërsa Di Lorenzo nuk paraqitet shkaku i kartonëve të verdhë dhe Kostas Manolas është lënduar.
Për Fiorentinën, vetëm Franck Ribery është në dyshim për tu paraqitur.
Napoli në pesë ndeshjet e fundit ka arkëtuar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa Fiorentina ka gjithashtu, dy fitore, dy barazime dhe një humbje.
Formacionet zyrtare të klubeve.
SSC Napoli: Ospina, Hysaj, Manolas, Koulibaly, Mario Rui, Demme, Bakayoko, Lozano, Zielinski, Insigne, Petagna.
ACF Fiorentina: Dragowski; Igor, Milenkovic, Pezzella; Venuti, Amrabat, Castrovilli, Biraghi; Ribéry, Vlahovic, Callejon.