Shqipëria e madhe quhet për fqinjët, ndërsa ne mund t’i themi lirisht natyrale.
Padyshim se nëse do të ekzistonte një Kombëtare e vetme në trojet tona kualifikimi në Europian dhe Botëror do të ishte një mision më i lehtë për t’u përmbushur.
Por çfarë formacioni do të krijohej dhe sa e vështirë do të ishte detyra për trajnerin e kësaj Kombëtare, që të përzgjidhte më të mirët në luksin e zgjedhjeve? Presidentët e dy Federatave të Futbollit i kanë të qartë idetë e tyre, duke i shpalosur në “Shiko Kush Luan”, shkruan sportekpres nga Tirana.
Armand Duka ka zgjedhur futbollistët e Kosovës që do të përfshiheshin në formacionin më të mirë duke përmendur këto emra: “Rrahmani, Hadërgjonaj, Shala, Celina, Rashica dhe Muriqi”. Ndërkohë nga krahu tjetër, Ademi ka nënvizur emrat e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë: “Ismajli, Roshi, Uzuni dhe Cikalleshi”.