Legjenda e futbollit, Faruk Domi, është i pikëlluar me vdekjen e Rifat Vulës. Ai ka fjalë të mëdha për Vulën, që ishte krah i fortë i palestrës së sprorteve “Shani Nushi” në Gjakovë.
“Na iku shpejtë edhe Rifati, një bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm, njeriu që aq shumë e deshi sportin, aq shumë kontribuoi në mirëmbajtjen dhe organizimin e të gjitha aktiviteteve sportive në Pallatin e sporteve ‘Shani Nushi’.
Gjithmonë do të mbetesh në kujtimin e çdo sportisti, trajneri e dashamiri të sportit. U prehshe ne paqe rifle”, shkruan Domi në profilin e tij në facebook.
Lajmi konfirmohet edhe në faqen e Kuvendit Komunal të Gjakovës.
“Me keqardhje kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta si pasojë e COVID-19 të kolegut të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Rifat Vula.
Rifati ishte punëtori i dalluar i Palestrës së Sporteve “Shani Nushi” në të cilën punoi për 50-të vite. Ai ishte i njohur për të gjithë si njeri punëtorë e sportdashës.
Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve!”, njofton KK i Gjakovës.