Bayern Munich është nikoqir i Freiburgut në kuadër të xhiros së 16-të të Bundesligës.
Bavarezët në këtë takim vijnë pas humbjes 3-2 në udhëtim te Borussia Moenchegladbach dhe kërkojnë tri pikët.
Por fitorja nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përballë kanë skuadrën më në formë për momentin në Bundesliga, Freiburg.
Ekipi simpatik gjerman ka arritur pesë fitore radhazi dhe janë duke kaluar formë jashtëzakonisht të mirë.
Duke parë ecurinë e dy skuadrave pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante në Allianz Arena.
Formacionet zyrtare
Bayern Munich: Neuer, Pavard, Boateng, Alaba, Davies, Kimmich, Goretzka, Muller, Coman, Gnabry, Lewandowski.
Freiburg: Muller, Leinhart, Gulde, Santamaria, Kubler, Sallai, Hofler, Gunter, Schlotterbeck, Grifo, Demirovic.