Tashmë është zyrtare, sulmuesi nga Kosova, Leon Dajaku ka firmosur kontratë me skuadrën gjermane, Union Berlin.
Nga Bayerni, 19-vjeçari ka kaluar në huazim një vjeçar me mundësi blerje tek Unioni
Pasi u prezantua si futbollist i tyre, Dajaku tha se ky është një hap i drejtë për të.
“Unë jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur për mua. Union më ofron mundësinë për të fituar një vend në Bundesliga dhe për t’u treguar nivelin më të lartë”.
“Skuadra ka qenë e jashtëzakonshme këtë sezon dhe unë tani jam i lumtur që jam pjesë e saj”, deklaroi Dajaku.