Pallati i sportit të Gramshit, i shkatërruar

Futboll

Pallati i sportit të Gramshit, i shkatërruar

Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:31
Pallati i sportit të Gramshit, i shkatërruar

Një lajm i mirë, për lojërat me dorë e veçanërisht për volejbollin e në qytetin e Gramshit, pasi tashmë kanë filluar punimet për rikonstruksionin e plotë të pallatit të sportit.

Ndërtesa, e cila ishte e amortizuar dhe shkatërruar ashtu sikurse dallohet qartë edhe në foto, tashmë do të rinovohet tërësisht. Bashkia Gramsh ka kontaktuar një fondacion italian, duke bërë të mundur ndërtimin e ri të ambientit sportiv. Palët kanë rënë dakord, ndërsa italianët do financojnë për rinovimin e pallatit të sportit.

Rikonstruksioni do të kushtojë 266 milionë lekë të vjetër, ndërsa gjithçka pritet të jetë gati në fillim të prillit.

Do të riparohet ambienti i brendshëm bashkë me zyrat, gjithashtu edhe fasada e jashtme do të marrë një pamje të bukur. Siç dihet nga Gramshi ka dalë edhe Erblira Bici, lojtarja më e mirë e kombëtares shqiptare të volejbollit.

Ndërsa mësohet se Gramshi pritet të rikthehet edhe një herë me skuadrën e volejbollit të femrave si dhe me një ekip basketbolli, pasi në këtë qytet ka shumë vajza dhe djem të rinj të talentuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat