Bayerni nga Munihu me shumë vështirësi ka shënuar fitore në stadiumin "Allianz Arena", me rezultat 2:1 kundër Freiburgut, në kuadër të javës së 16-të të Bundesliga I.
Futbollisti shqiptar, Amir Abrashi, u fut në lojë në minutën e 5-të dhe ka luajtur plot 50 minuta.
Ai u zëvendësua në minutën e 55-të për shkak të një lëndimit. Skuadra e tij u angazhua maksimalisht por të pafat që të dalin me pikë nga Munihu.
Lewandowski në minutën e 7-të dhe Muller në atë të 75-tën, shënuan për fitoren e bavarezëve.
Petersen në minutën e 62-të shënon për mysafirët.
Bayerni kryeson me 36 pikë, ka katër më shumë se Leipzig që zë vendin e dytë dhe Freiburg renditet i teti me 23 sosh.