Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, po e përgatitë ekipin maksimalisht para sfidës së madhe, finales së Superkupës së Kosovës, kundër kampionit Drita, e cila do të zhvillohet me 23 janar.
Prishtina u ballafaqua me 2 Korrikun e Prishtinës dhe ngadhënjeu me rezultat minimal 2:1.
Kjo ndeshje miqësore ishte e mirëseardhur për trajnerët e të dy skuadrave, që ta shohin formën e secilit lojtar.
2 Korriku ka bërë paraqitje mjaft të mirë dhe i rezistoi rivalit me renome.