Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, me gjithë që realizon, goli i tij nuk mjafton për rezultat të favorshëm. Reims pëson humbje në udhëtim me rezultat 2:1 nga Lille, në takimin që u luajt në stadiumin "Stade Pierre-Mauroy".
Zeneli realizon gol në minutën e 36-të për epërsinë e Reimsit. Ai nga rreth 20 metra, nga një pozitë e vështirë, shënoi gol, duke lënë të hutuar portierin vendas, Maignan, që topi futet përmes portës në pjesën e poshtme.
Vendasit barazuan në minutën e minutën e 48-të falë golit të Bamba, ndërsa në fund të sfidës David realizon për fitoren e Lilles, 2:1.
Lille është në vend të dytë me 42 pikë sa ka edhe lideri PSG pas 20 jave në elitën e futbollit francez, ndërsa Reims zë pozitën e 15-të me 21 sosh.
Zeneli u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 81-të, ndërsa Valon Berisha mungoi për shkak të lëndimit.