Luftëtari i Serie A , kokën me fashë.
Ndeshje heroike për Juraj Kucka te Sassuolo-Parma, e mbyllur 1-1 në fund dhe barazuar nga vendasit që po regjistronin humbjen brenda fushe.
Ekipi mik shënoi në pjesën e parë me sllovakun, i cili përplasi kokën fort dhe u desh ta fashonte (dukeshin edhe njollat e gjakut). Megjithatë, kjo nuk e trembi që të realizonte me fashon e gjakosur dhe pikërisht duke goditur topin me kokë.
Në fund, penalltia e shndërruar nga Djuricic ishte fatale dhe i hoqi 3 pikët Parmës.