Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, aktualisht anëtar i skuadrës ruse, Akhmat Grozny, pati një takim rasti në Belek të Turqisë, me trajnerin e Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina.
“Sot kisha rastin ta shikoja ndeshjen e Llapit të cilët bën një paraqitje shumë të mirë, kjo falë investimeve që bën familja Batatina. Unë i dëshiroi shumë suksese super trajnerit Tahir Batatina”, shkruan Berisha në profilin e tij në facebook.
Nga ana tjetër, Batatina ka fjalë të mëdha për Berishën.
“Respekt për superlojtarin e Kombëtares tonë i cili gjeti kohë të ishte prezent në ndeshjen e skuadrës tonë ndaj Tuzlasporit.
Bernardi gjithmonë ka qenë i dashur dhe shpresoj kështu të jetë gjithmonë. Gjeneratat e reja duhet të mësohen se si Bernardi nuk e harron Kosovën dhe Superligën e Kosovës.
Suksese në karrierë Bernard. Ambasadorët si ti i duhen Kosovës”, ka shkruar Batatina.