Liverpooli dhe Manchester Utd, ndajnë pikët, duke luajtur baras (0:0) në derbin e javës së 19-të të Premier League.
“Reds-at” patën disa mundësi por pa sukses, ndërsa “Djajtë e Kuq” importuan një pikë të madhe, që e ruajtën edhe kreun e tabelës.
Futbollisti Xherdan Shaqiri është paraqitur titullar, duke treguar lojë të mirë.
Ai në minutën e 33-të, u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrje të palejueshme.
Ylli i Kosovës, ndryshe reprezentues i Zvicrës, u zëvendësua në minutën e 78-të.
Trajneri i Manchester Utd, Ole Gunnar Solskjaer, realizon qëllimin e tij, duke shkëputur pikë nga stadiumi “Old Trafford”.
Jurgen Klopp, trajner i Liverpoolit, me gjithë iniciativën, nuk arritën të shënojnë golin e fitores.
Manchester Utd kryeson me 37 pikë ndërsa Liverpool është në pozitën e tretë me 34 sosh.