Bukuroshja italiane Melisa Sata ka ironizuar së fundmi ish-bashkëshortin e saj, futbollistin Kevin-Prins Boateng. E ftuar në programin “Affari Tuoi-Viva gli sposi”, ish-velina dhe prezantuesja u shpreh e zhgënjyer nga martesa 4-vjeçare me ish-futbollistin e Milanit, Barcelonës dhe Fiorentinës.
“Faleminderit që më ftuar në vendin dhe momentin e duhur. Dikur njihja një futbollist që luante me Fiorentinën, por nuk solli shumë fat!”, u shpreh 34-vjeçare në programin kushtuar çifteve të sapormartuara për Boatengun.
Kevin-Prins Boateng dhe Melisa Sata kanë qenë njëri prej çifteve më të ndjekura në Itali gjatë këtyre viteve.
Para pak kohësh, ata pranuan divorcin mes tyre, por asnjëherë nuk i bënë publike arsyet.