Interi dhe Juventusi po takohen në kuadër të javës së 18-të në Serie A në atë që njihet edhe si Derby d’Italia.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin Giuseppe Meazza.
Për këtë sfidë, Nerazzurët do të jenë pa lojtarët si, Danilo D’Ambrosio dhe Mattia Vecion që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Zonja e Vjetër nuk mund të llogarisë në Paulo Dybalan, Franco Israel, Hamza Rafia që janë të lënduar, derisa Matthijs de Ligt vazhdon të jetë i infektuar me coronavirus.
Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; R Lukaku, Lautaro Martinez.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Chiesa, Rabiot, Bentancur, Ramsey, Frabotta; Morata, Ronaldo.