Interi ka shkuar në pushim në epërsi me rezultat minimal 1 – 0 kundër Juventusit.
Bazuar në statistika, “Bianconerët” janë duke dominuar në posedimin e topit, por “Neurazzurët” dukshëm më të rrezikshëm para portës.
Ishte Arturo Vidal që ‘zemëroi’ tifozët e Interit duke puthur stemën e Juventusit para ndeshjes që shënoi golin e vetëm në 45-minutëshin e parë.
Kiliani u tregua i saktë pas harkimit të Nicolo Barrellas (12′).
Mbetet të shihet gjatë pjesës së dytë, se cila nga skuadrat do të dal fituese ose nëse do t’i ndajnë pikët.