E pranon ylli i Barcelonës: Jemi të katandisur, të inatosur dhe të mllefosur

Futboll

E pranon ylli i Barcelonës: Jemi të katandisur, të inatosur dhe të mllefosur

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:46
Lionel Messi

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të katandisur, të inatosur dhe të mllefosur, pas humbjes kundër Athletic Club në finale të Superkupës së Spanjës.

Athletic e mposhti 3:2 Barçën në një ndeshje që shkoi në kohën shtesë, ku kapiteni i katalonasve Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq të dielën në Sevilla.

Në çastet e fundit të kohës shtesë, Messi e goditi me duar Asier Villalibre pas një pasimi dhe duke vrapuar përpara, duke e dëshmuar zemërimin që Barça e ndjente pasi e lëshoi dy herë nga dora epërsinë në kohën e rregullt.

Griezmann shënoi dy herë për epërsinë e Barcelonës, por skuadra baske u rikthye në të dy rastet për ta barazuar rezultatin për mes Oscar de Marcos dhe Villalibre.

Iniaki Williams e shënoi golin e trofeut të parë për Atheltic Club që prej vitit 2015.

“Si mendoni ju që jemi ne?” u përgjigj Griezmann kur u pyet se si u ndje Barça pas humbjes.

“Jemi të katandisur, të inatosur dhe të mllefosur. Kur e humb një finale, këto janë të gjitha ndjesitë e këqija që i ke”, shtoi ai.

“Ne nuk u mbrojtëm mirë, nuk komunikuam njëri me tjetrin. Dhanë gjithçka deri në minutën e fundit dhe pastaj ndodhi çfarë ndodhi. Ne bëmë gabime në strategjinë tonë dhe për këtë duhet të punojmë gjatë javës”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat