Villalibre: Shuplaka e Messit? Ndoshta është ndjerë i pafuqishëm

Futboll

Villalibre: Shuplaka e Messit? Ndoshta është ndjerë i pafuqishëm

Më: 18 janar 2021 Në ora: 12:00
Lionel Messi

Njëri ndër protagonistët kryesorë në finalen e Superkupës së Spanjës, Asier Villalibre, ka folur për incidentin me Lionel Messi.

Asier Villalibre u bë temë e diskutimeve pas një goditje qe morri nga Lionel Messi në minutën e 120′, kur skuadra e tij po fitonte me rezultat 3-2 ndaj Barcelonës në finale të Superkupës së Spanjës.

Villalibre u godit nga Messi, gjë që bëri gjyqtarin e ndeshjes ta përjashtojë nga loja. Ai pas ndeshjes u ndal të flasë për incidentin që pati me 33 vjeçarin ku e cilësoi se ndoshta ishte ndjerë i pafuqishëm dhe e kishte bërë atë gjest.

“Vera trupin përpara topit që ta mbroja atë, ai është nervozuar dhe më ka goditur me shuplakë”, tha ai.

“Është ndjerë i pafuqishëm ndoshta, kuptoj që ndonjëherë bëhesh nervoz me situata të ndryshme dhe e humbë kokën”, shtoi ai.

“Ishte një finale, me shumë ndalesa dhe goditje dënimi, ishte një sjellje e dhunshme prej tij por nuk ka ndodhur asgjë, nuk dua të krijoj polemika me këtë gjë”, përfundoi Asier Villalibre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat