Phil Neville edhe zyrtarisht është prezantuar si trajner i Inter Mimamit.
Klubi amerikan bëri një njoftim zyrtar në arritjen e marrëveshjes me Nevilllen, e që është një ribashkim i tij me David Beckhamin.
Dyshja kishin luajtur së bashku te Manchester United, ndërsa Beckham është aktualisht pronar i Inter Miamit.
Neville tha në një deklaratë në faqen zyrtare të Inter Miami: “Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur për këtë mundësi për të trajnuar Inter Miamin dhe për të punuar me Chris (Henderson, shefi i ri i futbollit i klubit dhe drejtori sportiv) dhe të gjithë grupin e pronësisë”.
“Ky është një klub shumë i ri me shumë premtime dhe unë jam i përkushtuar të sfidoj veten, lojtarët e mi dhe të gjithë rreth meje që të rritemi dhe të ndërtojmë një kulturë konkurruese futbolli për të cilin të gjithë mund të jemi krenarë”.
“Ky treg fantastik i dashur për futbollin meriton shfaqje të qëndrueshme dhe një mentalitet fitues dhe unë pres që të punojmë shumë”, ka shtuar më tej Nevillë/
Beckham ka thënë se ai e njeh mjaftë mirë bashkëkombësin e tij dhe pret nga ai që të kenë shumë suksese së bashku.