Kur kishte edhe gjashtë muaj kontratë me Gjilanin, Jackson Ferreira njoftoi se ai do të largohej nga klubi, pas një viti e gjysmë.
Tani, ai ka gjetur një klub të ri për vete, ndërsa ka ndërruar edhe shtetin.
Tani e tutje ai do të luajë në Shqipëri tek ekipi i Teutës nga Durrësi.
Këtë, Ferreira e ka konfirmuar teksa tha se ishte i sigurt se do të shkonte te Vllaznia.
“Isha i sigurt se do të shkoja te Vllaznia, por Teuta bëri ofertë më të mirë” – u shpreh Ferreira.
Në ditën e largimit nga Gjilani, Ferreira deklaroi se u largua për shkak se nuk mund të punonte bashkë me Bylbyl Sokolin.
“Kam respekt për të, por nuk mund të punojmë bashkë” pati deklaruar ai.