Mesfushori Paul Pogba thuhet se ka kërkuar falje nga bashkëlojtarët pasi humbi rastin e artë ndaj Liverpoolit në vikend.
“Djajtë e Kuq” u paraqiten mirë në “Anfield”, por ndeshja u mbyll me rezultat 0 – 0 dhe tani City mund të marrë kreun sepse ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në fundin e ndeshjes kundër Liverpoolit, Pogba kishte rastin e artë që t’i dhuroi fitoren Unitedit, por u tregua i pasaktë.
Sipas Metro, francezi ka kërkuar falje nga bashkëlojtarët duke thënë se e humbi ndeshjen.
Lojtarët pranuan faljen e Pogbas dhe thuhet se trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga lojtari të harrojë dhe të fokusohet në ndeshjen e radhës.
Manchester Unitedi në përballjen e radhës është mysafirë i Fulhamit.