Torino e ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Marco Giampaolo.
Klubi italian ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri, Davide Nicola, i lindur në Luserna të Italisë.
Nicola ishte trajner i Genoas gjatë sezonit 2019/20 kurse pati në menaxhim edhe klubet, si: Livorno, Bari, Crotone dhe Udinese.
Te Torino aktivizohen edhe dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani
Torino gjendet në pozitën e 18-të, me vetëm 13 pikë.