Analisti i njohur turk, Ridvan Dilmen ka folur rreth transferimit të Mesut Ozil në Fenerbahçe.
Ai tha se po të ishte në skuadrën turke edhe Vedat Muriqi, do të ishte një dyshe e pandalshme.
Muriqi u largua nga Feneri gjatë verës së kaluar, por për shkak të paraqitjeve të dobëta me Lazion, në media u spekulua një rikthim i mundshëm i tij në Superligën e Turqisë.
Dilem gjatë një interviste tha se Muriqi do të ‘shpërthente’ së shënuari gola po të ishte bashkëlojtar i Ozilit.
“Me Ozilin, Vedat Muriqi do të shënonte gola, do të shpërthente”, tha Dilem.
Kujtojmë që Muriqi s’po arrin ta gjejë golin me klubin e SS Lazios.