Ish-sulmuesi i Real Madridit B dhe Levantes, David Barral, është bërë lojtari i parë që është blerë duke përdorur monedhën e virtuale Bitcoin.
37-vjeçari ka nënshkruar zyrtarisht për ekipin e Ligës së Dytë të Spanjës DUX Internacional de Madrid këtë javë në një marrëveshje të financuar tërësisht përmes përdorimit të bitcoin - monedhës dixhitale ose virtuale.
Klubi i cili është në pronësi të futbollistëve Borja Iglesias dhe Thibaut Courtois nuk e kanë zbuluar ende vlerën totale të marrëveshjes.
Në një postim në mediat sociale DUX Internacional mirëpriti sulmuesin me përvojë ndërsa falënderoi sponsorin e tyre.
“David Barral është lojtari i ri i DUX Internacional de Madrid. Ai bëhet lojtari i parë në histori, i cili firmos përmes kriptovalutave”, shkruhet në njoftimin e klubit.