Jack Wilshere më në fund ka zgjedhur ekipin për të vijuar karrierën.
Mesfushori anglez zgjodhi të rikthehej te Bournemouth në Championship me një kontratë deri në fund të sezonit aktual me synimin për të rikthyer shkëlqimin e humbur.
29-vjeçari ishte një lojtar i lirë që prej shtatorit të kaluar teksa mbylli kontratën me West Ham dhe ishte pa skuadër por gjithmonë është stërvitur për të mos humbur formën optimale.
Wilshere ka luajtur në 2016-të te Bournemouth ku u huazua nga Arsenali dhe ndihmoi ekipin me 29 ndeshje për ta mbyllur sezonin në vendin e nëntë.