nteri do ta kenë sulmuesin Alexis Sanchez të gatshëm për sfidën kundër Udineses.
Kushtet e kilianit nuk ishin mjaftë të mira pas fitores 2:0 ndaj Juventusit ngase kishte probleme muskulore.
Por, pas testeve të bëra, ish sulmuesi i Manchester Unitedit është rikthyer në stërvitje të plotë.
Sanchez e zëvendësi Lautaro Martinezin në minutën e 86-të kundër "Bianconerëve", ndërsa pas disa ditëve pushim, kiliani është i gatshëm për ndeshjen e radhës te "Neurazzurëve".
Momentalisht Interi është në pozitën e dytë në tabelë, tri pikë prapa AC Milanit.