Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit në Spanjë, ka marrë vendimin për Lionel Messin.
Ylli argjentinas është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq që e mori në finalen e Superkupës së Spanjës.
Lojtari do të mungojë në ndeshjen e Copa del Rey kundër Cornellas dhe në La Ligas kundër Elches.
Ky është lajm i mirë për tifozët e Barcelonës, pasi Messi rrezikoi të ndëshkohej me 4 ndeshje.