Drenica dhe Gjilani sot dueluan me njëra-tjetrën në Durrës.
Ishte stadiumi i “Tropikal Resort” ai në të cilin u luajt ky takim përgatitor në mes dy skuadrave.
Dueli ishte shumë interesant dhe i fortë, teksa të dy skuadrat provuan të bënin më të mirën.
Të gjithë futbollistët në dispozicion u inkuadruan në lojë si nga Bylbyl Sokoli e poashtu edhe nga Bledar Devolli.
Dardan Rogova realizoi i pari në këtë takim për Drenicën, por në pjesën e dytë pati edhe gola të tjerë.
Darko Nikaç shënoi dy gola në pjesën e dytë, ndërsa Qëndrim Dautaj i dha vulën për rezultatin përfundimtar, 1:3 në favor të Gjilanit.