Ish futbollisti i Shkëndijes nga Tetova, i Partizanit nga Tirana, Besnik Ferati, edhe zyrtarisht me klub të ri.
Ai firmos me klubin nga Maqedonia e Veriut, Akademia Pandev.
“Anëtari i ekipit përfaqësues të të rinjve të Maqedonisë, i cili ka paraqitje pothuajse për të gjitha ekipet e të rinjve, udhëton me ekipin e Akademia Pandev në përgatitjet në Antalia dhe atje ai do të provojë veten.
Ferati është surpriza e përgatitur nga menaxhmenti i Akademia Pandev në këtë periudhë tranzitore, duke pasur parasysh faktin se emrat e tjerë u përmendën si përforcime në mesfushë.
Sidoqoftë, drejtuesit e skuadrës nga Strumica vendosën për Feratin dhe mbi të gjitha cilësinë, sepse Ferati tashmë ka një përvojë solide ndërkombëtare dhe kombëtare”, shkruan “sportmedia”.