Bylisi prezanton 5 afrimet e reja, Dovedan tani më i qetë!
Trajneri i Bylisit, Dovedan, i cili është ankuar pas çdo ndeshjeje për mungesën e lojtarëve cilësorë në organikën e tij, ka marrë 5 “dhurata” nga presidenti Kapllanaj sa i përket merkatos.
Klubi ballshiot ka prezantuar këtë të martë afrimet e janarit, që do të rritin cilësinë dhe konkurrencën në ekip.
Lojtarët e prezantuar janë: Lionel Samba (mbrojtës qendre), Lorran (anësor i majtë) Kreshnik Nebihi (mesfushor) dhe Nemanja Kojic dhe Renato Spahiu (sulmues).