Klubi i futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe, sot zhvilloi miqësore me ekipin Akhmat Grozny, që garon në Kampionatin e Rusisë.
Skuadra e elitës së futbollit të Kosovës, pëson humbje me rezultat 3:1, në takimin që u zhvillua në Antalya.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, që luan për Akhmat, është befasuar nga drejtuesit e Arbërisë.
“Faleminderit Presidentit të klubit Arbëria, Jahir Krasniqi, si dhe trajnerit Arbnor Morina për respektin që treguan ndaj meje.
Andaj unë përzemërsisht ju dëshiroj shëndet e shumë suksese në vazhdimësi”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.