Në kuadër të xhiros së 19 të Premier Ligës do të zhvillohet edhe derbi ndërmjet Leicester Cityt dhe Chelseat.
Kjo sfidë e rëndësishme për të dy skuadrat starton nga ora 21:15.
Trajneri i Chelseat, Frank Lampard kërkon një tjetër fitore pas asaj ndaj Fulhamit me rezultat 1-0 për të konfirmuar kështu fillimin e daljes nga kriza e rezultateve. Në të kundërtën, rrezikohen edhe puna e tij si trajner në “Stamford Bridge”.
Këto janë formacionet zyrtare:
Leicester City: Schmeichel, Castagne, Fofana, Evans, Justin, Ndidi, Tielemans, Albrigjhton, Maddison, Barnes, Vardy
Chelsea: Mendy, James, Rudiger, Silva, Chilwell, Kovacic, Mount, Havertz, Hudson-Odoi, Abraham, Pulisic