Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u aktivizua në minutën e 74-të për Werder Bremenin, por dolën duarthatë nga stadiumi "Borussia-Park" në Monchengladbach.
Werderi pëson humbje me rezultat 1:0 nga Monchengladbach, në takimin e javës së 17-të në Bundesliga I.
Rashica vetëm 16 minuta në fushë dhe me gjithë orvatjet nuk arritën që ta barazojnë rezultatin ndaj një skuadre shumë të mirë.
Futbollisti Elvedi në minutën e 66-të realizon për fitoren e vendasve.
Monchengladbach renditet në vend të gjashtë me 28 pikë, ka dhjetë më shumë se Werderi që renditet në të 12-tën.