PSG ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Emerson Royal.
Emerson është çështje më ndryshe se të tjerët sepse ka qenë huazim në dy vitet e fundit te Real Betisi dhe Barcelona është e hapur që ta shesë.
Sipas Sport, PSG është duke konsideruar ofertën e parë dhe janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro.
Gjiganti francez momentalisht në krahun e djathtë ka Alessandro Florenzi dhe Colin Dagba, por nëse Pochettino dëshiron përforcime, atëherë Emerson shihet si mjaftë premtues.
E ardhmja e lojtarit mbetet në dyshime sepse blaugranasit nuk e shohin në projekt dhe ndoshta në verën e ardhshme do shitet.