Mbrojtësi i krahut të djathtë të Juventusit, Juan Cuadrado është shëruar nga COVID-19.
Braziliani në dy testimet e fundit ka rezultuar negativ.
Tani lojtari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe do përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme në Superkupën e Italisë kundër Napolit.
"Juan Cuadrado duke ndjekur protokollin në dy kontrollimet e fundit ka dal negativ në rezultatet e COVID-19. Lojtari do i bashkohet stërvitjes gjatë ditës dhe do përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme", shkruhej në komunikatë.
Ndërkohë, kujtojmë se finalja e Superkupës së Italisë nis në ora 21:00.