Arsenali ka konfirmuar shkëputjen e kontratës se qendërmbrojtësit Sokratis.
Greku ka bërë 59 paraqitje për "Topçinjtë", ndërsa ka zhvilluar 12 ndeshje në Ligën e Evropës.
Arsenali përmes një komunikate bërë të ditur se kontrata është ndërprerë dhe lojtari është i lirë të gjejë skuadër tjetër.
"Duke bashkëpunuar nga afër me Sokratis dhe skuadrën, kemi vendosur të shkëpusim kontratën për arsye të njëjta.
Kjo i jep Papa lirinë në negociojë me klubin e ri dhe të rikthehet në aksion sa më shpejtë të jetë e mundur", shkruhej në komunikatë.