Sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj, anëtar i Kombëtares së Malit të Zi, mbetet në Wisla Krakova të Polonisë.
Sipas mediumit malazez “Vijesti”, Beqiraj qëndron në Wisla.
“Transferimi i Fatos Beqiraj te Hapoel Tel Aviv nuk do të ndodhë”, raportojnë mediat izraelite.
Gjoja se, Beqiraj kërkoi 160 mijë euro deri në fund të sezonit, gjë që ishte shumë për klubin izraelit.
“Sulmuesi dhe rekordmeni malazez me numrin e paraqitjeve në ekipin kombëtar mbetet, me sa duket, në Wisla Krakow”, shkruan media malazeze.