Sulmuesi i talentuar, Agim Zeka, e ka bërë një hap të madh në karrierë.
Zeka është transferuar te skuadra e njohur austriake Austria Vjena me parametra zero.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi austriak.
Zeka u largua nga Belgjika ku kaloi një gjysmë sezoni te skuadra e Mouscron.
Ai po ashtu luajti edhe për ekipin B të skuadrës franceze Lille B.
Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Skënderbeun e Korçës, Vazrimin në Portugali si dhe Fortuna Sittard në Holandë.
Zeka është zhvilluar si futbollist te FC Prishtina deri më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.